E shtunë, 26 Prill, 2025

Mbyllte dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e arrestuar të Kukësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, i cili pak ditë më parë u arrestua në kuadër të një megaoperacionit të zhvilluar nga SPAK.

Po ashtu, KLP ka hapur garën për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga zv.drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Lita u arrestua në kudër të operacionit të koduar “Metamorfoza” ku në pranga ranë disa persona, mes tyre edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish- shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale, Oltion Bistri.

Në total, SPAK ka marrë autorizim nga gjykata për 15 arrestime, por vetëm gjashtë persona përfunduan në pranga, ndërsa nëntë të tjerë u shpallën në kërkim.

Njoftimi i KLP

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla.

Dy vendimet që u morën sot janë:

1-Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

2-Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga zv.drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit