Ditën e sotme është proceduar një 41-vjeçar.
Ky i fundit është kapur duke trasportuar lëndë drusore në kundërshtim me ligjin.
Policia ka sekuestruar kamionim dhe lëndën drusore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
U kap duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht 41-vjeçari.
Sekuestrohen kamioni dhe lënda drusore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat në njësinë Administrative Muhurr, kapën shtetasin A.B., 41 vjeç, duke transportuar me automjet kamion, lëndë drusore, pa dokumenntacionin përkatës.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A.B., për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit. /btvnews.al