Këtë vit, fluksi i turistëve që kanë zgjedhur Dibrën si destinacion, e më konkretisht, bregun e lumit Drini i Zi, është shtuar në krahasim me vitet e kaluara.
Kamera e medias sonë vizive u ndal këtë fundjavë në mesin e turistëve të ardhur në bregun e lumit në afërsi të doganës së Bllatës. Ata kanë pëlqyer këtë turizëm malor, buzë lumit Drin, ndonëse pala maqedonase ka mbyllur portat e Hidrocentralit të Spilesë, dhe kjo nuk është shumë favorizuese për to.
Por ajo që i favorizon turistët e huaj, të gjithë të rinj, është mikpritja dhe bujaria dibrane, që i ka lejuar të përdorin tokat në pronësi për të fushuar, pavarësisht se janë pronë private.
Ne intervistuam dy nga të rinjtë turistë të huaj, Tipin nga Vjena dhe Aleksandrin nga Italia, të cilët u shprehën: TIP – Une vij nga Viena. Kemi ardhur ne Shqiperi sepse nje shoku im ka nje projekt dhe me duket shume interesant.
Une nuk kam qene asnjehere këtu dhe kam shume deshire te shikoj vendin, deri tani me duket shume i bukur.
Nuk kam pare shume deri me tani por do mendoj cfare te shoh me shume. Deri tani peisazhi eshte shume i bukur, njerezit jane shume te mire.
Kete vere nuk kam mjaftueshem kohe por do te qendroj per festivalin këtu në Dibër mbase pak me gjate dhe do te kthehem ne Viene. Por do mendoj te kthehem serish. ALEXANDER – Une jam nga Italia dhe jam shoku i Luisit nga Shqipëria i cili studion ne viene.
Ai me tregoi per projektin ketu ne Diber dhe me duket fantastike qe po krijon lidhje me njerezit vendas, duke bere agrikukture dhe duke bere nje festival agrokulturor per te ftuar njerezit e ketij rajoni te Shqiperise duke qene se ky rajon nuk eshte shume turistik. Ndaj jam ketu. Une i njoh te gjithe sepse kemi studiuar sebashku ne Viene.
E njoh organizatorin por ka dhe shume njerez te zakonshem te cilet na u bashkuan.
Nuk e dime akoma nese do levizim por vendi ketu eshte shume i bukur por nese eshte gjithcka ne rregull me komshinjte dhe me stafin mendoj se mund te vijme serish vitin tjeter. Gjithcka eshte super këtu.
Natyra ketu eshte shume e bukur, njerezit jane te sjellshem. Nuk mund te ankohem jam shume i lumtur. 100% do te vija serish ne Shqiperi. Kam qene ne shqiperi 4 here deri tani dhe hera e 2-të ketu ne male.
Me pelqejne te dyja dhe malet dhe detet por ketu ne male ka me pak turizem dhe mundesi per shetitje ose te shkosh diku.Heren e pare qe isha ne Shqiperi kryesisht prinderit e mi ishin pak te shqetesuar per shkak te konceptit qe kishin per Shqiperine qe nuk eshte e vertete.
Heren e pare qe isha ketu kalova nje eksperience shume te bukur. Festivali agrokulturor do te organizohet nga njerezit ketu.
Është iniciativa e shoqërisë civile dibrane ajo që ka sjellë një numër të madh turistësh këtu për të promovuar Dibrën turistike përmes organizimit të një festivali agrokulturor. /btvnews.al