E diel, 27 Prill, 2025

Mat/ Finalizohet faza e 5-të e operacionit “Kreshta të pastra”

Vijon aksioni për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër njoftoi se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë finalizuar fazën e 5-të, të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, ku kanë konstatuar në fshatin Madhesh, 453 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët janë asgjësuar me anë të djegies. Nga kryerja e veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht shtetasit Xhevalin Gjergji, 58 vjeç; Nikolin Gjergji, 52 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Madhesh.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Zef Gjeçi, 64 vjeç, kryeplak i fshatit Madhesh dhe Bujar Bajraktari, 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që në këtë zonë konstatohen të kultivuara bimë narkotike. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit