E hënë, 5 Maj, 2025

Kosovë vs Zvicër/ Reagimi epik i Granit Xhakës kur i kërkohet barazimi

Kosova dhe Zvicra në futboll luajnë sot për grupin I kualifikues të Euro 2024. Duke nisur nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do jenë kundër skuadrës së shtetit të tyre. Për herë të parë në një duel të tillë në Prishtinë, dyshja nuk i ka fshehur emocionet në përballjen kundër “Dardanëve”.

Në konferencën zyrtare për mediat, Granit Xhakës i është kërkuar nga gazetarët nëse do “zgjaste dorën për një barazim”. Kapiteni i “Helvetëve” ka shpërthyer në të qeshura, duke thënë se nuk ka koment.

“Nuk ka koment, nuk ka”, thotë Xhaka që vijon sërish të qesh pas kësaj pyetje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit