Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:30 në Koplik, kur automjeti i drejtuar nga një i huaj, P. W., 22 vjeç, banues në Gjermani, ka përplasur një këmbësor të moshuar, B.L, 84 vjeç, i cili u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia e shoqëroi në komisariat, 22-vjeçarin me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.