E shtunë, 21 Qershor, 2025

Bulqizë/ Aksidentohet 15-vjecari, niset me helikopter drejt traumës

Një 15 vjecar teksa udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqize, në vendin e quajtur Pishat, është pikasur nga kalimtare i shtrirë në rrugë, të cilë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

15-vjeçari është dërguar menjeherë drejt spitalit te Bulqizës ku i eshte dhënë ndihma e parë dhe me pas eshte derguar me helikopter drejt spitalit te traumes, pasi gjendja e tij ishte e rënduar.
Sipas njoftimit te policies, dyshohet se 15 vjeçari duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Nderkohe policia dhe grupi hetimor kane nisur hetimet rreth kesaj ngjarje te rende.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit