Një i ri ka goditur me thikë 33 vjeçarin me iniciale A.M mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier. Sipas policisë, dyshohet se kjo ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijojnë kërkimet në zonë për autorin.
I plagosuri ndodhet në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel, dyshohet se shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, ka goditur me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 33 vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi A. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thonë blutë në një njoftim zyrtar.