E premte, 2 Maj, 2025

Zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kukësit/ Deri tani pjesëmarrja rreth 20%

Sot në Kukës mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie, pas videoskandalit seksual në zyrën e Safet Gjicit, i cili u kap duke kryer marrëdhënie intime me Alma Kaçin.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani kanë marrë pjesë në zgjedhje 19.98% e qytetarëve ose 9020 votues nga 36150.

Procesi zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

Në këto zgjedhje të pjesshme do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit