E premte, 2 Maj, 2025

Bulqizë/ Aksident në minierë, dërgohet në spital 44-vjeçari

Një minator në minierën e kromit në Bulqizë është aksidentuar gjatë gërmimeve.

Shtetasi B.D 44 vjeç banues në Klos dyshohet është lënduar në këmbë.

Minatori menjëherë është dërguar në spital për të marr ndihmën e parë mjekësore ku plaga e marrë është konsideruar e lehtë nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

“Bulqizë /informacion paraprak

Rreth orës 11.40, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi B.D., 44 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar lehtë në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit