Abenita Bunjaku, vajza e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri, u është drejtuar me disa fjalë prekëse të pranishmëve në ceremoninë përkujtuese që po mbahet në nderim të tij, teksa sot Kosova është në zi.
Mes lotësh, vajza e rreshterit të rënë në mbrojtje të atdheut tha se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje dhe se do të ndjekin rrugën e tij.
Afrim Bunjaku ishte babai i tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve dhe kishte 22 vite karrierë në Policinë e Kosovës.
“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im. Para kohe, unë mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si do t’jetoj unë pa ty. Si të jetoj unë pa heroin tim?
