Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës.
Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime.
Me një performancë të dobët në fushë u shqua Karim Adeyemi, sulmuesi i cili duhet ta udhëheqë në sulm skuadrën e Edin Terzic.
Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta linte në stol, madje komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp.
Nga ana tjetër gazeta gjermane ‘Bild’ ka fajësuar lidhjen e tij me Loredanën për gjendjen jo të mirë të futbollistit në fushë. Sipas tyre romanca me muzikanten Loredana (28 vjeçe) po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.