E martë, 29 Prill, 2025

Dibër/ Të jetosh me 5 mijë lekë në muaj, familja Selishta e varur totalisht nga bujqësia

Ky është Defrim Selishta nga fshati Brezhdan i Njësisë Administrative Tomin në Dibër. Familja e tij është e varur totalisht nga bujqësia pasi të ardhura të vetme ekonomike ka vetëm një asistencë sociale prej 5 mijë lekësh.

Kjo sipas tij nuk mjafton për asgjë, ndaj dhe përkushtimi më i madh i është dhënë bujqësisë, duke marrë tokë me qera.

Defrim Selishta shprehet se një pjesë të nevojave ekonomike i mbulon duke shitur prodhime bujqësore, si e vetmja mënyrë për të paguar borxhet që merr në raste të ndryshme gjatë vitit.

Një tjetër problematikë që ngre ai është edhe mungesa e mbështetjes në sektorin e bujqësisë, pasi një fermeri në këtë zonë i mungojnë kushtet e nevojshme si uji vaditës apo tregu i shitjes.

E gjithë familja Selishte merret me bujqësinë, ku kanë nisur vjeljen e prodhimeve të të mbjellave të këtij viti. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit