Sipas Bashës varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik.
Kreu i PD drejtoi gishtin nga qeveria si përgjegjëse për këtë situatë. “Shqipëria është ndër të vetmet vende në botë ku politikat e qeverise ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfrit me të varfër”, – tha Basha gjatë takimeve rastësore me banorët e Kombinatit.
Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në shërbim të tyre. Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.
Qytetarët, tregtarët, sipërmarrësit në Kombinat, më thonë atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në xhepin e tij, se ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë dhe se ajo fatkeqësisht nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë.
Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon. Biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria, po i falimenton bizneset e vogla por edhe të mëdha. Shqipëria është ndër të vetmet vende në botë ku politikat e qeverisë ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër. /btvnews.al