E shtunë, 3 Maj, 2025

Braktiset fshati Plani i Bardhë

Fshati Plani i bardhë, në bashkinë e Klosit, numëronte deri në vitin 1995 deri në 450 familje.

Sot, ky numër ka rënë në mënyrë drastike, deri në 15 familje.

Sipas banorëve, kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së ujit vaditës dhe atij të pijshëm nga ndërtimi i traverbangut të Klosit. Tokat mbetën djerrë dhe si rezultat mjaft familje u shpërngulën drejt kryeqytetit e zonave bregdetare, për një jetë më të mirë.

Edhe pse rruga e Arbërit tashëm e ka bërë këtë fshat një lagje të Tiranës, me vetëm 40 minuta largësi, të shpërngulurit nuk e kanë parë akoma si mundësi kthimin në vendlindje.

Vetëm katër familje janë rikthyer deri më tani, ndërsa mjaft banesa të tjera janë totalisht të rrënuara.

Banorët e Planit të Bardhë thonë se janë optimistë për rikthimin edhe të banorëve të tjerë, pasi përveç rrugës së Arbrit, prej ditësh kanë nisur edhe punimet për ujësjellësin e ri që do të përfshijë këtë fshat, si dhe fshatra të tjerë të bashkisë Klos. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit