E shtunë, 3 Maj, 2025

Kombëtarja nis misionin “Bullgari”/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për miqësoren e së martës në Tiranë

Çekia mbeti prapa, shpresohet bashkë me festimet, ndërsa në radhë është një tjetër ndeshje.

Natyrisht është një miqësore, por gjithsesi trajneri Silvinjo nuk ka dëshirë që Shqipëria e tij të bëjë figurë të keqe të martën ndaj Bullgarisë.

Përballja do të luhet në 17 tetor në orën 18:00 në “Arenën Air Albania”, dhe kuqezinjtë i kanë nisur tashmë përgatitjet.

Ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore, dhe burime pranë stafit të brazilianit tregojnë se priten ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen eliminatore të Europianit.
Diçka e logjikshme.

Në portë besohet se do të jetë Strakosha, në mbrojtje titullarë mendohen Balliu, Veseli e Mihaj, në mesfushë Gjasula e Laçi, e pastaj në fazën ofensive priten Muçi, Muja e Uzuni.

Nga skuadra u larguan sulmuesi Mirlind Daku që ka pasur një dëmtim, si dhe Keidi Bare që ka ndeshje në ligën e dytë të Spanjës me Espanjolin.

Me gjasë, Silvinjo mund të thërrasë ndonjë lojtar tjetër në ekip, që mund të jenë Arbnor Muçolli apo Marvin Çuni.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit