Banorët e Stojanit, në Njësinë Administrative Ulëz, të bashkisë Mat, e kanë bërë traditë të dalin e të shesin gështenjat që mbledhin në pronat e tyre, buzë rrugës nacionale Burrel-Milot, në vendin e quajtur “Koci i Kalit”.
Por për këtë vit, ato thonë se prodhimi i gështenjës ka rënë me 50 % për shkak të thatësirës. Ndaj edhe çmimin e kanë rritur me 100 lekë më shumë se viti i kaluar; nga 200 lekë në 300 lekë/kilogrami.
Sipas njërit prej tregtarëve të gështenjës, Mëhill Skeja, problemi nuk qëndron vetëm tek rënia e prodhimit, por edhe tek mungesa e tregut të shitjes.
Rënia e fuqisë blerëse, sipas banorëve të zonës, vjen edhe për shkak të ndërtimit të rrugës së Arbrit, e cila ka devijuar dukshëm trafikun e automjeteve që dikur qarkullonin në këtë aks. /btvnews.al