Grupi E

Sylvinho dhe djemtë e tij kanë sjell për tifozët një Kombëtare ndryshe, një ekip fantastik që kryeson Grupin E me 13 pikë, janë sulmi dhe mbrojtja më e mirë, shifra fantastike që e bëjnë këtë kualifikim edhe më të bukur se ai i “Euro2016”. Nuk mund të qëndronte në heshtje, as Federata Shqiptare e Futbollit, drejtuesit e këtij institucioni kanë bërë gati një paketë mirënjohje, një shpërblim për lojtarët dhe stafin.

FSHF pritet të akordojë një premio prej 4,5 milionë euro për këtë kualifikim. 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Sylvinho-n dhe stafin e tij. Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “Euro2024”, teksa UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro.