Dy të rinj shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Figline.
Autoritetet italiane bëjnë me dije njëri prej tyre është arrestuar. Ndërkohë 20-vjeçari që mbeti i plagosur është transportuar menjëherë në spital.
Sipas raportimit të mediave italiane, 20-vjeçari ka marrë disa plagë në gjymtyrët e tij dhe në njërën dorë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.