E hënë, 18 Gusht, 2025

Arrestohet Jamarbër Malltezi, detyrim paraqitje për Sali Berishën

Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit.
Një masë e sigurimit personal është vendosur edhe ndaj ish-Kryeministrit të vendit Sali Berisha, e më konkretisht masa shtrënguese detyrim paraqitje, si dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani.

Sipas të njëjtave burime, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur 3 akuza; korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Mësohet se Jamarbër Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian kur u ndalua nga autoritetet.

Në cilësinë e personave që kanë dijeni për çështjen në fjalë, gazetarja raporton se SPAK ka marrë në pyetje disa ish-zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin, Gazmend Oketën, Fatmir Mediun, Isa Tolën dhe Vladimir Qirjazin.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS. Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2 në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarësh. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit