E diel, 4 Maj, 2025

Diferencë moshe prej 14 vitesh, ish-boksieri i njohur konfirmon lidhjen me modelen

Ish-boksieri i njohur britanik, Riki Haton është në një lidhje me modelen e “Playboy”, Çelsi Kleir, të cilët e kanë konfirmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Verën që lamë pas u përfol se të dy ata kishin shijuar së bashku pushimet në Tenerife, por asgjë nuk ishte konfirmuar derisa postuan foto me njëri-tjetrin duke e bërë çdo gjë zyrtare.

45-vjeçari ishte përfolur se më parë kishte lidhje me një tjetër modele të “Playboy”-t, por duket se biondja 14 vite më e re është ajo që i ka fituar zemrën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit