E premte, 2 Maj, 2025

Bulqize/ Banorët ankohen për rrjetin e energjisë elektrike

Amortizimi i rrjetit të përcjelljes së energjisë elektrike në lagjen Tejzall të Fushë Bulqizës, ka bërë që banorët të ankohen për mungesë të rrymës elektrike.

Shtyllat e dëmtuara dhe telat që kalojnë përmes pemëve, janë bërë shpesh shkak për të munguar energjia elektrike në këtë zonë. Banorët thonë se prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë investim në rrjetin e tyre, duke bërë që ai të degradojë në këtë gjendje.

Një pjesë e shtyllave janë drejt rrënimit e të tjerat gjysma prej betoni e gjysma prej druri. Më problematike situata bëhet gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit, ku me nisjen e reshjeve të shiut, energjia ndërpritet shpesh për të gjithë banorët e lagjes Tejzall në Fushë Bulqizë.

Banorët i kërkojnë OSHEE të investojë edhe në linjën e tyre, pasi i paguajnë rregullisht detyrimet ndaj saj. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit