Ditën e sotme është proceduar penalisht një shtetas nga Mirdita.
Mësohet se shtatasi E.Ll., 34 vjeç, banues në Mirditë ka prerë lënde drusore në mënyre të paligjshme në vendin e qujatur “Krejlurë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E.Ll., 34 vjeç, banues në Mirditë, pasi në vendin e qujatur “Krejlurë”, u kap duke prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al