E enjte, 1 Maj, 2025

Ish minatori 30 vite nën tokë, por nuk u vlerësuam kurrë

Ky është 72 vjeçari Shaqir Hoxha nga fshati Valikardhë i Bulqizës.

Edhe pse ka punuar 30 vite në galeritë e minierës, e sot është në pension, të ardhurat nuk i mjaftojnë. Shaqiri tregon se trajtimi i minatorëve ka qenë më i mirë para viteve 90 se sa pas ardhjes së demokracisë.
Nga ana tjetër, Shaqiri kujton peripecitë e minatorëve me protesta të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në punë dhe miratimin e statusit të minatorit, por që fatkeqësisht kanë rezultuar të pa suksesshme. Ish minatori Shaqir Hoxha thotë se edhe sot, kompanitë private abuzojnë me djersën e minatorëve, pasi sipas tij, shumë prej kompanive ju derdhin siguracion minimal punëtorëve.

Për ish minatorin Hoxha, fajin për gjendjen e minatorëve dhe ish minatorëve, veç qeverive, e kanë edhe sindikatat të cilat vijojnë të heshtin në kurriz të punëtorëve të nëntokës.

Prej të paktën 11 vitesh në qytetin e minatorëve, Bulqizë, nuk është zhvilluar asnjë protestë nga sindikatat kryesore që duhet të mbrojnë të drejtat e kësaj shtrese të shoqërisë, ndërsa vetë minatorët shprehen se ndjehen të braktisur totalisht. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit