E mërkurë, 30 Prill, 2025

Ishte duke punuar, humb jetën tragjikisht 54 vjeçari shqiptar në Greqi

Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht të hënën në Greqi teksa ndodhej në punë.

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Varit.

Shqiptari, baba i dy fëmijëve ndodhej në këtë zonë për shkak të punimeve që po kryheshin për vendosjen e fibrave optike.

Por teksa ndodhej në një gropë, është përplasur dhe shtypur nga një makineri.

54-vjeçari u nxor nga gropa pas një operacioni të zjarrfikësve, ku morën pjesë 10 zjarrfikës me 3 automjete dhe u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur.

Dy drejtuesit e makinerisë janë arrestuar nga policia. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit