E enjte, 1 Maj, 2025

Jam grua komandanti’/ Debati, Shqipe-Anita: Boll fole e ke humbur…

Anita i ka sugjeruar Shqipes që të mos flasë shumë ose siç thotë ajo ‘do e humbasë luftën’. Ndërsa banorja i është përgjigjur se nuk do ta dëgjojë dhe nëse do e humbë apo jo luftën do t’ja tregojë në ditët në vijim.

Opinionistja i thotë se nuk është më në ‘Trotuar’ emisionin e ‘E Diell’ në Top Channel por po luan me 20 personazhe e duhet t’i matë fjalët para se t’i shprehë.

‘Oj Shqipe, oj shpirt, nuk je në trotuar oj zemër, ke të bësh me 20 karaktere të ndryshme aty. Unë jetoj me një komandant lufte, jetoj me një ushtar në shpi. Po e zgjat muhabetin mbi tre fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht, ta dish se e ke humbur luftën”, tha Anita.

Kjo deklaratë vjen pas përplasjes së konkurrentëve mes veti, Shqipes dhe Azemit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit