E mërkurë, 30 Prill, 2025

Klos/ Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit, procedohen penalisht dy persona

Ditën e sotme prokuroria nisi procedimin penal për dy shtetas nga Klosi.

Këta të fundit mësohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit, nëpërmjet telefonave të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.K., 38 vjeç, dhe B.Ç., 30 vjeç, të dy banues në Klos, pasi dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit, nëpërmjet telefonave të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al 

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit