E mërkurë, 30 Prill, 2025

Sot refuzoi të paraqitej në gjykatë, Berisha thirrje GJKKO: Do të paraqitem, por hiqni masën antikushtetuese!

Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për ta marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën.

Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit