E enjte, 1 Maj, 2025

Vajza tërhiqet nga padia: Shkova me dëshirë me 3 djemtë

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim O.T, ndërsa janë ndaluar A.C dhe G.M.

Tashmë vajza 26-vjeçare e dëmtuar është kthjelluar dhe në deklarimin e parë që ka dhënë në polici, ka pohuar se kishte shkuar me dëshirën e saj.

Me këtë dëshmi çështja ka marë një kthesë për sa i përket përgjegjësisë penale të tre të rinjve.

Të tre djemtë dhe vajza kanë konsumuar alkool  në ambjentet e një hoteli, duke vijuar më pas në katin e dytë të hotelit, ku kanë kryer marëdhënie.

E gjitha është organizuar për të festuar lirimin nga burgu të mikut të tyre, Klevis Deliaj.

Vajza ka pasur probleme shëndetësore duke pësuar gjëndje të fikti.

Tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe larguar./Oranews/

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit