Gazetarët e pyetën kryedemokratin se si do të ndikojë kjo situatë në parti. I pyetur nëse do të respektojë vendimet e forumeve të PD-së nëse ata kërkojnë largimin e tij, Berisha u përgjigj në këtë mënyrë.
Deklarata e Sali Berishës:
I pyetur nëse po e çon PD-në drejtë një beteje që nuk i takon, Berisha iu përgjigj gazetarëve duke thënë se po e çon drejt një beteje që partia do ta fitojë.
“Po e çoj Partinë Demokratike drejt një beteje që do ta fitojë. Një parti që përkulet para të vërtetave nuk ka kurrë të ardhme. Nga rreshti i parë tek i fundit është një dacibao politike”, tha ai.
Po ashtu, Berisha shprehu mbështetjen mbi deklaratën e Gazment Bardhit për këtë çështje, por sa i përket akuzave të SPAK tha se do ta marrë përsipër të mbrojë atë aktivitet që sipas tij u ka shërbyer shqiptarëve.
“Unë kam mbështetur deklaratën e zotit Bardhi, por siç e sheh vetë ti duke qenë personalisht i akuzuar për reformat që kam bërë, marr direkt përsipër të mbroj atë aktivitet që u ka shërbyer shqiptarëve më shumë se çdo kujt tjetër”, tha Berisha./btvnews.al