E mërkurë, 30 Prill, 2025

Bulqizë/ Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet një 29-vjeçari

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale L. L., i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi’ i ishte caktuar nga gjykata pas vite më parë ky shtetas ka përndjekur dhe kanosur një person.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin L.L., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja”, “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtja pa leje” .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit