E enjte, 1 Maj, 2025

Lezhë, nxënësi dyshohet se goditi me karrige mësuesen

Një ngjarje e rende ka ndodhur në shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Mësuesja me inicialet M.P., dyshohet se është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditje me karrige.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen. Është e paqarte perse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.

Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarje të rëndë ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit