E enjte, 1 Maj, 2025

Rama takime në Bruksel, kryeministri me Komisionerin për Zgjerimin dhe atë të Bujqësisë

Rama ndodhet në Bruksel ku në axhendë ka takime me disa komisionerë evropiane.

Takimin e parë kryeministri Rama e pati me komisionerin për zgjerimin Oliiver Varhelyi.

Në këtë takim temë e bisedës është publikimi i progres raportit vjetor nga Komisioni Evropian më datë 7 Nëntor.

Varhelyi pritet të japë rekomandim pozitiv që Bashkimi Europian të hapë kapitujt apo grup kapitujt e parë të bisedimeve me Shqipërinë për çështjet themelore brenda fundit të këtij viti.

Vendimi përfundimtar për këtë çështje u takon vendeve anëtare, që duhet të shprehen në unanimitet.

Gjatë kësaj periudhe palët kanë vijuar më të ashtuquajturin proces i “screening”, një ballafaqim analitik i përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë europian.

Po ashtu kryeministri Rama dhe ministrja e bujqësisë Anila Denaj do të takohen edhe me komisionerin evropian për Bujqësinë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit