E enjte, 1 Maj, 2025

Situatë katastrofike në Rripin e Gazës, spitalet ‘në kolaps’ prej mungesës së karburantit

Teksa spitalet janë në kolaps total nga numri i të shtruarve duket se gjithçka po del nga ‘shinat’ në shërbimin mjekësor në Gaza.

Raportohet se spitalet po i ndalojnë shërbimet e tjera përveç urgjencës pasi karburanti po mbaron, raporton BBC.

Spitali Nasser në Khan Younis është qendra kryesore mjekësore për qytetarët e Gaza-s në jug.

Sipas agjencisë prestigjoze britanike të lajmeve, BBC, spitali thotë se operacionet për shpëtimin e jetës do të ndërpriten shumë shpejt pasi ka mungesë karburanti. Gjaku dhe pajisjet për shpëtimin e jetës po mbarojnë gjithashtu.

Organizata e Kombeve të Bashkuara që është ofruesi më i madh i ndihmës në Gaza, thotë se puna e saj do të ndalet sonte nëse nuk merr furnizime të reja për karburantin.

Izraeli po ndalon furnizimet e reja të karburantit në Gaza, por akuzon Hamasin për grumbullimin e qindra mijëra litrave.

Gjithashtu tetë kamionë të tjerë ndihmash që transportonin ushqim, ujë dhe ilaçe kaluan nga Egjipti në Gaza mbrëmë, por agjencitë thonë se nevojiten të paktën 100 kamionë në ditë.

Qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 80 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Nga krahu tjetër Izraeli thotë se ka shënjestruar infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë bllokimet e rrugëve që supozohet se janë vendosur për të ndaluar civilët që evakuojnë Rripin verior të Gazës

Të martën, ministria e shëndetësisë në Gaza tha se pothuajse 5,800 njerëz ishin vrarë që nga 7 tetori

Më shumë se 1,400 u vranë në sulmet fillestare ndaj Izraelit nga Hamasi, dhe më shumë se 200 njerëz mbahen ende peng.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit