Grupi kriminal vepronte prej prillit 2023 duke trafikuar drogë në Athinë dhe Arkadia nën drejtimin e shqiptarit 45 vjeçar.

Grupi kishte kultivuar drogë në një plantacion në Gortynia dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin.

Policia gjatë operacionit ka sekuestruar 169 kg kanabis, 4 automjete, 8 celularë, 3 peshore, 15 mijë euro, 1 pistoletë revolver, 3 fishekë dhe sende të tjera.

Deri tani besohet ky grup ka siguruar mbi 600 mijë euro nga shitja e kanabisit. /btvnews.al