E enjte, 1 Maj, 2025

Tanket izraelite çajnë rrethimin e Gazës

Tanket izraelite çajnë rrethimin kufitar dhe hyjnë në territorin e Rripit të Gazës.

Nuk është fjala për nisjen e sulmit tokësor të madh tokësor hakmarrës, që pritet prej ditësh, por për një ndërhyrje të pjesshme në zonat veriore.

Qeveria izraelite njoftoi se sulmi goditi disa objektiva të Hamasit, në zonat veriore të Gazës.

Megjithatë, ndërhyrja e tankeve ishte pjesë e përgatitjeve për fazat e radhës që shoqërohen nga sulmi i madh tokësor, siç u shpreh kryeministri Benjamin Netanyahu.

Nuk janë ndalur ndërkaq bombardimet izraelite nga ajri në gjithë Rripin e Gazës, ku u goditën 250 objektiva të tjerë të Hamasit.

Sipas koordinatorit humanitar të Kombeve të Bashkuara, tashmë në territorin jugperëndimor palestinez, asnjë cep nuk është më i sigurt dhe i mbrojtur nga sulmet.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian Anthony Albanese, presidenti amerikan Joe Biden shprehu mbështetje të plotë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur përballë sulmeve të Hamasit.

Megjithatë, ai tha se kësaj krize duhet t’i jepet zgjidhje e përhershme dhe kjo është ajo me dy shtete, izraelit dhe palestinez.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit