E enjte, 19 Qershor, 2025

Borë dhe ngrica në disa rrugë, ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Autoriteti Rrugor shqiptar njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. ARRSH thotë se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në disa akse, por pa problematika pasi mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në aksetBilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë. Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale”, njoftoi ARRSH.

Autoriteti Rrugor i bën thirrje shoferëve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë nëse udhëtojnë në segmentet e mësipërme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njoftoi ARRSH

Artikuj te ngjashem

Me te fundit