E shtunë, 26 Prill, 2025

Mbillen 300 fidane pishe e zeze ne vendin historik Fusha e Gjorices

Në kuadër të muajit Dhjetor i cili është muaji i mbjelljes së pemëve, me iniciativë të shoqatës së mjedisit dhe turizmit dhe me mbështetjen e Bashkisë Bulqizë e nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar Krastë, është bërë e mundur mbjellja e 300 pemve pish e zezë në Njësinë Administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë.
Për shtimin e gjerlbërimit në këtë zonë është zgjedhur vendi historik ku është bërë lufta kundër forcave Turke në vitin 1844 të komanduara nga Hajredin Pasha, ku sot ndodhet memoriali simbol i kësaj lufte i nëntë maleve të Dibrës.

E pranishme në mbjelljen e këtyre 300 fidanëve pishë e zezë ishte edhe kryetarja e Bashkisë Bulqizë, festime Mjeshtri.

Drejtuesit e shoqatës dhe nxënësit e shkollës thanë se kjo iniciativë duhet të vazhdojë për të kompensuar pemët që janë humbur si rezultat i zjarreve apo prerjeve të paligjshme.

Nxënësit e shkollës “Jani Fullani” të Martaneshit ju bëjnë apel edhe shkollave të tjera që t’i bashkangjiten fushatës së mbjelljes së pemëve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit