E shtunë, 26 Prill, 2025

Rruga Klos – Bulqizë, nuk gjen rehati,dëmtohet në disa pjesë

Aksi nacional Klos – Bulqizë pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi vijon të jetë në gjendje të degraduar.

Duke qenë se kjo rrugë tashmë përdoret nga shumë pak automjete, kryesisht ato të tonazhit të rëndë por edhe banorët e fshatrave Kloskatund, Plan i Bardhë e Shëngjun, vëmendja e autoriteteve është e pakët.Siç duket nga pamjet asfalti në këtë rrugë ka ardhur në degradim të plotë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Më problematike situata është në fshatin Kloskatund ku edhe pse është bërë disa herë riveshja e asfaltit, rruga mbetet e dëmtuar dhe problematike për të gjithë drejtuesit e automjeteve që zgjedhin të qarkullojnë në të. Specialistët e ndërtimit të rrugëve thonë se në vendin tonë nuk përdoren standartet kur bëhet një riparim, ndaj dhe ka dëmtim të shpejtë ajo pjesë që rregullohet.

Ata shprehen se në një pikë ku rruga prishet si rezultat i deformimit të nënshtresave, atëherë duhen bërë nënshtresat fillimisht në mënyrë që të ketë jetëgjatësi.

Kjo rrugë është pjesë e kontratës B të mirëmbajtjes së aksit qëndror e verilindor me një vlerë prej 14 milion eurosh për katër vite.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit