Ne kuader te festave te fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitit te Ri, ne te gjitha shkollat e rrethit u organizuan programe festive me koncerte dhe argetime te ndryshme.
Ne mbyllje te ketyre aktiviteteve qe organizuan shkollat I erdhi rradha koncertit perfundimtar,ku qendra Kulturore e femijeve te Bashkise Bulqize dha nje concert festiv ne sallen e shfaqjeve te Pallatit te Kultures.
Moren pjese banore, nxenes te shkollave, mesues prinder, etj. Mori pjese dhe pershendeti te pranishmit edhe kryetarja e bashkise Bulqize Festime Mjeshtri.Me pas per rreth nje ore femijet ndoqen koncertin e pergatitur nga qendra kulturore e femijeve ne bashkepunim me pallatin e kultures dhe mbeshtetur nga bashkia Bulqize.
Permbajtja e tij koncerti dominohej nga kenget dhe valet, te interpretuara me mjaft nivel artistic nga femijet pjesemarres, interpretim i cili mbajti te mberthyer per rreth nje ore ndjekesit ne sale.
Kenget dhe valet e interpretuara ishin pergatitur me mjaft nivel nga muzikanti dhe drejtuesi I qendres kulturore te femijeve Leonard Lala dhe me koreografi te Izabela Kosaqit.
Çdo gje ne kete concert si kenget, vallet, skenografia festive, veshjet etj, ishin vene tejet funksionalisht, ne permbajtjen e festave te fundvitit, asaj te krishtlindjes dhe Vitit te Ri.