Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Tavo thekson se për të dhe familjen Eva ishte lumturi dhe bekim.
MESAZHI I TAVOS
Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt…
Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!
Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le…
Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im!
Vangjel Tavo dhe familja.