E shtunë, 10 Maj, 2025

Shtyhet sërish vendimi për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për të dytën ditë radhazi dhënien e vendimit për ashpërsimin ose jo të masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi pritet të jepet ditën e nesërme (e enjte) në orën 15:00.

SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie, të ruhet me roje sigurie te dera dhe të mos lejohet të komunikojë me persona të tjerë jashtë banesës së tij.

Në seancën e sotme, avokatët e Sali Berishës kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe që kjo seancë të bëhet publike me praninë e mediave. Të dyja këto kërkesa u rrëzuan. Gjyqtare e çështjes do të vijojë të jetë Irena Gjoka, për të cilën Sali Berisha ka thënë se ka konflikt interesi me të pasi kur ka qenë President i Republikës e ka përjashtuar nga detyra.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit