E mërkurë, 30 Prill, 2025

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohen nënë e bir

Policia e Tiranës ka arrestuar nënë e bir në Tiranë, të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

D. G., 63 vjeçe, dhe E. G., 44 vjeç, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Afternoon”.

Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas (nënë e bir).

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-D. G., 63 vjeçe, dhe E. G., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit