E mërkurë, 30 Prill, 2025

Berisha ‘mollë sherri’ në mbledhjen e grupit të PD, Shehu: Ta shpëtojmë ish-kryeministrin nga arresti. Reagon ashpër Nallbati: Ik more ti!

Debate të ashpra në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Debati është bërë mes Nallbatit dhe Tritan Shehut.

Teksa ky i fundit propozoi që të vihen në lëvizje për të ‘shpëtuar’ Berishën nga masa e arrestit shtëpiak. Por duket se ky propozim nuk është pritur mirë nga deputeti Bledjon Nallbati.

DEBATI
Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë farë rendësi këto që marrim (negociatat)

Nallbati: Ik more, ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend (aksioni opozitar) dhe flet këtu për aksionin.

Sakaq, pas këtij momenti ka nisur një debat verbal mes dy demokratëve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit