E mërkurë, 30 Prill, 2025

Këshilli Bashkiak i Dibrës është mbledhur këtë të premte pasi mbledhja e kaluar dështoi për shkak të mungesës së korumit të nevojshëm.

Mbledhja e sotme kishte gjashtë pika në rendin e ditës ku këshilli i diskutoi një e nga një. Fillimisht mbledhja nisi me miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Shkurt, ndërsa më pas u miratuan tavanet përgaditore të shpenzimeve të buxhetit afatmesëm 2025 – 2027.

Me shumicën e nevojshme këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje miratuan edhe projekt-vendimin për alokim fondi në buxhetin e këtij viti për vlerësimin e nxënësve ekselentë në Bashkinë Dibër.

Pika që mori më shumë debate ishte e katërta për ndryshim zëri investimi për rikonstruksionin e shkollës “Selim Alliu”.

Për këtë kryetarja e grupit të këshilltarëve të djathtë, Alketa Agolli tha se është tjetërsuar brenda pak muajsh buxheti duke kaluar nga rikonstruksioni i shkollës tek sikontruksioni i zyrave të Bashkisë Dibër.

Ndërkohë, në këtë mbledhje këshilltarët e majtë miratuan projekt-vendimin për përodrimin e fondit rezervë nga Granti dhe të ardhurat për mbështetje financiare gjimnazi “Fiqiri Dine” të Maqellarës.

Po ashtu, edhe pika e fundit e rendit të ditës për rishikimin dhe përditësimin e transparencës së bashkisë mori votat e nevojshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit