Procesi për sistemimin e ujërave të zeza në qytetin e Bulqizës ka ka sjellë probleme për banorët e Lagjes së Re, që me fillimin e punimeve për rehabilitimin e këtyre ujërave.
Në periudhën e dimrit problemi qëndronte tek përzierja e ujërave të zeza me ato të bardha, që ktheheshin në akull dhe ishin burim infeksioni.
Ndërsa sot, një banor i Lagjes së Re, Zeqir Spahiu denoncoi faktin se për më tepër se dy javë pas sistemimit, gropat janë lënë të hapura si në hyrje të pallateve dhe në trotuare.
Kjo ka sjellë problem në lëvizjen e sigurt të banorëve, kryesisht të moshuarve dhe fëmijëve. Edhe rrugët e lagjeve janë lënë të parehabilitiuara duke u kthyer në problem për qarkullimin e mjeteve, sidomos për të sëmurët.
Për këtë problem ne u interesuam pranë Bashkisë bn Bulqizë, por zyrtarë të saj, ndonëse konfirmuan se janë në dije për situatën e krijuar, deklaruan se kjo është përgjegjësi e vetë firmës që po kryen punimet.
/btvnews.al