E shtunë, 26 Prill, 2025

“I thua gruas tënde ruse ti”? Plas keq në Kuvend, Peleshi shtyn Ina Zhupën, deputetja e PD i përgjigjet Braçes: O Erion, të ha m*t goja…

Deklarata e Erion Braçes i cili e quajti “ruse” deputeten e PD, Ina Zhupa ka trazuar Kuvendin.

Zhupa doli në foltore dhe iu drejtua Braçes: “O Erion, t’u rritë boja, sa shumë m… të ha goja”. Në përgjigje, Spiropali paralajmëroi se do të ndërpriste seancën. Të njëjtën gjë kërkoi edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi.

Ndërsa Gazment Bardhi e quajti Braçen “deputet pleh” dhe i kërkoi llogari kryeparlamentares Elisa Spiropali se pse nuk reagoi si grua kur socialisti iu drejtua Zhupës me fjalët “ruse”.

Debati

Niko Peleshi: Seanca të ndërpritet dhe deputetja të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur.

Ina Zhupa i shkon Peleshit te vendi teksa fliste: I thua gruas tënde ruse ti?

Elisa Spiropali: Zonja Zhupa, mos iu afroni zotit Peleshi. Mos iu afroni fizikisht. Seanca ndërpritet.

Gazment Bardhi: Së pari, zonja kryetare ju si grua do të duhet të ishit indinjuar jo për fjalët e Ina Zhupës që i ktheu përgjigje një deputeti pleh që i tha një kolegeje ruse dhe ti zonjë nuk reagove. Ina Zhupa nuk tha asgjë më shumë se kryeministri juaj (vendosi videon e deklaratës së Ramës: Gruas time ti i ha ato që s’thuhen). Këtë tha Ina Zhupa. Ndërsa fjalën ruse që i tha një kolegeje gruaje s’e ka thënë askush në këtë Parlament, duhet të kishe reaguar ti e para. Një deputet pleh që i drejtohet koleges me fjalën ruse.

Elisa Spiropali: Unë mbaj qëndrim sa herë ka fyerje. Më ka shkuar goja pas veshit sa herë ka fjalor që nuk ka vend në Kuvendin e Shqipërisë. Zoti Bardhi përtej rasteve të dy deputetëve Zhupa e Braçe, dua të them në parim ju dhe të gjithë deputetët që përdorin… Pse inskenoni (Bardhi i drejtohet me shpejtësi foltores).

Elisa Spiropali: E kërkoj unë faljen në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca ndërpritet. Interpelanca duhet të zhvillohet sipas rregullores.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit