E diel, 27 Prill, 2025

Dibër/ Plagosja e rëndë zbulon nxjerrjen e inerteve pa licencë në ‘Qafën e Shtamës’, nën akuzë 2 persona! Dy të tjerë hetohen për ndërtim të paligjshëm

Ngjarja në vendin e quajtur rruga e “Qafë Shtamës”, ku të dyshuarit kanë dëmtuar dhe gërryer tokën me qëllim nxjerrjen e inerteve. Gjatë ngarkimit të inerteve në kamion, ka mbetur i dëmtuar A.S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ngrihen dy akuza ndaj tyre

Policia e Dibrës

Dibër- Plagosja e një 26-vjeçari gjatë punës ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm të gërryerjes së tokës për inerte në zonën e njohur të “Qafës së Shtamës” në Mat.

Policia merr nën akuzë dy personat e dyshuar që kryenin nxjerrjen e inerteve pa licencë dhe po heton gjithashtu edhe 2 persona të tjerë që u kapën në ndërtim objekti pa leje në Dibër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Mat, bënë me dije se referuan materialet në Prokurori për të dyshuarit S.R., 25 vjeç dhe A.S., 26 vjeç, banues në fshatin German, se kanë kryer veprat penale “fshehja e të ardhurave” dhe “shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu në Dibër janë marrë nën hetim D.M., 24 vjeç dhe A.M., 49 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime për ndërtim objektesh, pa u pajisur me leje përkatëse.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit