E shtunë, 26 Prill, 2025

Dibër/ Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, arrestohet 30-vjeçari

Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati.

Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit