E diel, 27 Prill, 2025

Dëbora “mbërthen” edhe Bulqizën, si paraqitet situata në akset rrugore

Rikthehen reshjet e dëborës edhe në Bulqizë.
Uljet e temperaturave deri në minus 5 gradë janë shoqëruar edhe reshje dëborë.
Sa i përket akseve nacionale kalimi bëhet normalisht pasi intensiteti i reshjeve është i vogël.

Aktualisht probleme ka në Bypass-in e rrugës së Arbrit ku lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi për shkak edhe të terrenit të vështirë.

Lëvizja me vështirësi e mjeteve të transportit të minatorëve bëhet edhe në rrugët e minierave të Zonës Martanësh dhe Tërnovë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit